Vetëvendosje kundër rrogave të deputetëve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetëvendosje kundër rrogave të deputetëve

NULL NULL
16/06/2015

Nën komisioni për mandate, imunitete dhe rregullore ka shqyrtuar per herë të parë Projektligjin për Kuvendin e Kosovës.

Me këtë rast deputetja Albulena Haxhiu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, është kundër shumës së pagës dhe benificioneve të tjera që marrin deputetët për një muaj e që sipas saj arrijnë shumën në dy mijë euro.

Haxhiu, tha se të zgjedhurit e popullit kanë paga shumë të larta krahasuar me gjendjen e përgjithshme ekonomike të vendit.

Ajo, shtoi se e kundërshtojnë edhe propozimin për pension suplementar të deputetëve, transmeton Klan Kosova.

Nga ana e tij kryetari i nën komisionit, Armend Zemaj, shpjegoi se gjithë propozimet për këtë i janë dërguar Komisionit për Buxhet e Financa, derisa ka sqaruar edhe shumë pika tjera të ligjit, që e rregullon punën e parlamentit, administratës së tij si dhe punësimin e stafit civil e politik te grupet parlamentare.