16:45, 16 Maj 2019

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq, bashkë me nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faruk Mujka kanë vizituar kryetarin e Degës së LDK-së në këtë qytet, Safet Kamberi.

Në këtë takim Atiq e ka njoftuar Kamberin për programin e Vetëvendosjes për pjesën veriore me të cilin synojnë fitoren në zgjedhjet e së dielës, transmeton Klan Kosova.

“Nga ai kërkuam mbështetjen e sa më shumë anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së, për t’i bërë ndryshimet e nevojshme në atë pjesë”, ka shkruar Atiq në Facebook.

“Në takim u dakorduam që situata e shqiptarëve por edhe e komuniteteve të tjera në atë pjesë është e rëndë, dhe se ndryshime të thella duhen bërë pas ditës së diele, ku edhe do të zhvillohen zgjedhjet në atë pjesë. E falenderojmë z. Kamberin për mirëkuptimin e treguar, dhe për mbështetjen e ofruar”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë