Vetëvendosje dorëzon 80 kallëzime penale për ndërhyrjen e policisë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetëvendosje dorëzon 80 kallëzime penale për ndërhyrjen e policisë (VIDEO)

NULL NULL
18/12/2015

Ndërhyrja e Policisë së Kosovës në selinë e Vetëvendosjes me 28 nëntor, ka sjell hiç më pak se 80 kallëzime penale kundër tyre.

E dorëzimin e tyre në mënyrë të organizuar e bënë të premten gjithë këta aktivistë të kësaj partie.

Sipas, zëdhënësit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ata po padisin jo policinë, por kriminelët që hyn me dhunë në zyrat e subjektit të tyre.

Por, pavarësisht që po padisin, aktivistët e Vetëvendosjes, nuk besojnë shumë në drejtësinë e institucionit ku po ankohen.

E për krejt këto akuza të Vetëvendosjes, e shpejt ka qenë përgjigja e policisë së Kosovës. Ky institucion përmes një raporti sqarues ka thënë se pjesëtarët e saj gjatë menaxhimit të protestave ka vepruar konform rregullave dhe ligjeve që janë në fuqi, njofton Klan Kosova.

Kronikë nga Flutra Nushi.