Vetëvendosje bëhet subjekti i parë politik në Kosovë me televizion të vetin (VIDEO) NULL NULL 06.08.2020 18:30 06.08.2020 18:30 Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë politik që krijon një televizion të vetin. Albulena Haxhiu, nënkryetare e kësaj partie, ka thënë në Info Magazine në Klan Kosova, se qëllimi i kësaj iniciative ka qenë që të paraqesin qëndrimet për çështje të caktuara. “E respektojmë punën që bëjnë mediat dhe gazetarët në Kosovë, por e kemi parë të rëndësishme që ta bëjmë edhe një televizion, ku shpalosim qëndrimet tona, nëse jemi të ftuar në ndonjë medium, ndonjëherë nuk mund t’i përçojmë të gjitha mesazhet e Lëvizjes Vetëvendosje”. Haxhiu ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje, shquhet për veprimet më unike që i bën. “Qasja kritike ndaj kësaj iniciative, është e mirëseardhur, megjithatë ne e shohim të rëndësishme që kemi bërë diçka të tillë”, është shprehur Haxhiu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 26 minuta më parë