Vetëvendosja e demistifikon takimin e Sveçlës me Gjuriqin: “Është konferencë ndërkombëtare” NULL NULL 07.12.2019 21:40 07.12.2019 21:40 Nga zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje deklarojnë se Xhelal Sveçla, anëtar i kësaj partie, nuk ka pasë një takim me Marko Gjuriqin siç është raportuar në disa media pak më parë. Arlind Manxhuka, zëdhënës për media në VV, tha për klankosova.tv se Sveçla kishte marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare.”Bashkëpunimi Rajonal” . “Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organiztës CIG”. “Në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përveç shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, ka thënë Manxhuka. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 minuta më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 6 minuta më parë