Veterani theu rekordin me 3 mijë e 500 pompa brenda një ore (VIDEO)

Veterani theu rekordin me 3 mijë e 500 pompa brenda një ore (VIDEO)

NULL NULL
5 days më parë

Një burrë nga Karolina e Veriut theu rekordin botëror Guinnes kur bëri 3 mijë e 50 pompa brenda një ore, por dështoi në përpjekjen e tij për rekordin prej 12 orësh.

TShanw Johnson, një veteran marinsash amerikan, me këtë rast e theu rekordin e mëparshëm prej 2 mijë e 900 pompash.

Johnson vazhdoi tutje me 11 orë të tjera, duke u përpjekur ta thyejë rekordin për sa më shumë pompa në 12 orë, i cili numëronte 19 mijë e 325 për më shumë se 30 vjet.

Veterani përfundoi maratonën e tij 12-orëshe me numrin 16 mijë e 400, duke e mundur rekordin e vendit të dytë në këtë kategori.

“Kishte disa gjëra të vogla që nuk i llogaritëm, si p.sh sa kohë ka ndërmjet ndërprerjeve dhe natyrisht, sasia që i duhet trupit tuaj për të bërë kaq shumë kohë pasi të keni përfunduar rekordin e parë botëror”, deklaroi ai.