Lajmet e fundit
Ish-ushtari i UÇK-së, Besnik Lajqi ka pretenduar se në mesin e mercenarëve që kishin ardhur për t’i shërbyes ushtrisë serbe në krimet e kryera në Kosovë, përveç atyre rusë, dyshohet se kishte edhe nga vendet e Evropës.
Në emisionin “Kosova Today”, Lajqi ka prezantuar artikuj të disa gazetave, që sipas tij, tregojnë emrat e këtyre mercenarëve dhe prejardhjen e tyre, transmeton Klankosova.tv.
“Siç e dimë, në Kosovë kanë marrë pjesë shumë mercenarë të shumë shteteve, do të thotë të Greqisë, Rumanisë, Ukrainës, Rusisë, por është interesant fakti që kanë marrë pjesë edhe nga shtetet skandinave, do të thotë ka marrë pjesë edhe një danez, i cili ka qenë ushtar i Kombeve të Bashkuara në Bosnje, pastaj ai ka ardh në luftë në anën e serbëve në Kosovë. Kanë marrë pjesë edhe një suedez si dhe dy finlandezë”, u shpreh Lajqi në Klan Kosova.
Pos tjerash, Lajqi tha se është mbajtur gjyq ndaj të njëjtëve.
Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme: