Veterani Ekrem Bajraktari kërkon ndihmë financiare për gruan e sëmurë - Klan Kosova

Veterani Ekrem Bajraktari kërkon ndihmë financiare për gruan e sëmurë

NULL NULL
4 months më parë

Veterani i luftës, Ekrem Bajraktari, po kërkon ndihmë financiare për gruan që vuan nga një sëmundje që duhet trajtuar jashtë vendit.

Ai për Klankosova.tv ka treguar se shuma e grumbulluar deri më tani është rreth 1 mijë euro, derisa Spitali “Medical Park” në Stamboll, ku do të trajtohet Arta Bajraktari, ka kërkuar 75 mijë euro.

“Të nderuar miq, shokë, humanistë, familjarë, kam nevojë për ndihmë financiare. Bashkëshortja ime, Arta Bajraktari – Temaj, që nga muaji gusht i vitit 2020, është diagnostikuar me Limfomë Margjinale-MARGINAL ZONE NON HODGKYN LYMPHOMA. Nga nëntori i vitit 2020 deri në muajin prill të vitit 2021 është trajtuar me kimioterapi në një spital në Turqi, mirëpo pas kontrolleve të fundit që kemi bërë në Turqi dhe në QKUK, mjekët kanë konstatuar se sëmundja është përsëritur dhe tani, sipas mjekëve, duhet urgjentisht të bëhet transplanti i Palcës Kurrizore.” ka shkruar Bajraktari në Facebook.

Tutje, ai bëri të ditur se ka marrë mbështetje prej 30 % nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i Kosovës, ndërsa shumën tjetër duhet ta sigurojë vetë.

“Në pamundësi për ta siguruar shumën e duhur, kërkoj ndihmë nga ju miq, shokë, familjarë, humanistë, njerëz të vullnetit të mirë, që me aq sa keni mundësi, të na ndihmoni që ta sigurojmë shumën e nevojshme për trajtim jashtë vendit. Numri për kontakt 044 217 568.”