Veteranëve iu premtohet: Deri në fund të javës së ardhshme publikohen listat NULL NULL 30.03.2015 13:20 30.03.2015 13:20 Ka përfunduar takimi ndërmjet Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përfaqësuesve të veteranëve. Xhevdet Qeriqi, përfaqësues i veteranëve tha se i është premtuar nga përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se deri në fund të javës së ardhshme do të publikohen listat e veteranëve, në të kundërtën tha Qeriqi edhe përfaqësuesit e Komisionit kanë premtuar se do të dalin në protesta. Ndryshe, në mesditë veteranët e luftës kanë protestuar kundër zvarritjes së publikimit të listave të veteranëve të UÇK-së dhe kundër themelimit të Gjykatës Speciale
Kosova Lushaku–Sadriu për videon e publikuar nga LVV: "Material propagandues, për keqardhje" 10/02/2023
Lajme Radev pas takimit me Macronin: Maqedonia e Veriut të dëshmojë me rezultate se synon integrimin në BE 10/02/2023