Veteranët në rrugë kundër Speciales - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veteranët në rrugë kundër Speciales

NULL NULL
17/06/2015

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së , sot do të mbajnë protestë gjithëpopullore, kundër krijimit të Gjykatës Speciale.

Veteranët do të protestojnë kundër siç thonë padrejtësive të vazhdueshme që janë bërë dhe po bëhen nga gjykatat ndërkombëtare ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëtarëve të saj.

Në mbështetje të këtij tubimi e cila nis në orën 12:00 kanë dalë edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, transmeton Klan Kosova.