Veteranët e UÇK-së nga Shqipëria vizitojnë Prizrenin, flasin për takimin e sotëm në Ohër NULL NULL 18.03.2023 12:03 18.03.2023 12:03 Një grup veteranësh të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i organizuar nga Shqipëria, po qëndron sot në Prizren, ku po bëjnë vizitë te Lidhja e Prizrenit. Njëri nga veteranët aty, Mihill Hasani, tha se kanë ardhur për të vizituar Prizrenin historik, Prizrenin e të gjithë shqiptarëve. “Nuk është vetëm i Kosovës, por edhe i Shqipërisë”, u shpreh ai. Sa i përket takimit të sotëm të rëndësishëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Hasani tha se duhet kërkuar paqe dhe njohje të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. “Ne gjithmonë jemi për paqe, sepse shqiptarët kanë vuajtur shumë nga fuqitë e huaja, sidomos nga serbi, duke pasur serbin gjithmonë një armik të betuar, shpresojmë që të na pranojë si shtet, ta pranojë edhe vetën, sepse shqiptarët janë kombi më i vjetër në Evropë dhe trojet tona i kemi mbrojtur gjithmonë me gjak. Albin Kurti të mos pranojë kushte, por të kërkojë njohja e Kosovës shtet”, deklaroi Hasani.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 2 months