21:15, 14 Mars 2019

As seanca e dytë për rastin “veteranët e rrejshëm” nuk i gjeti në sallë të 12-të të akuzuarit për fryerjen e këtyre listave, njofton Klan Kosova.

Sidoqoftë në mesin e atyre që ishin të pranishëm qenë ish kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha e deputeti Shkumbin Demaliaj.

Ani pse këta të fundit kërkuan që aktakuza të mos u lexohet sërish, gjyqtarja Nushe Kukaj Mekaj e bëri një gjë të tillë duke u mbështetur në parimin e publicitetit, i cili ua lejon mediave dhe publikut të dëgjojnë aktakuzën.

Kronikë nga Rina Mujku

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë