Vetëm një nga projektet për normalizimin ekonomik arrin koston mbi 237 milionë dollarë (VIDEO)

Vetëm një nga projektet për normalizimin ekonomik arrin koston mbi 237 milionë dollarë (VIDEO)

NULL NULL
1 muaj më parë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pritet të zhvillojë takim me delegacionin e lartë amerikan që po qëndojnë në Kosovë, pjesë e së cilit është edhe Emisari special për dialogun, Richard Grenell.

Gazetari Besnik Tahiri, që po përcjellë këtë ngjarje nga afër, ka dhënë detaje rreth informacioneve se në këtë takim pritet të nënshkruhet edhe një marrëveshje, njofton Klan Kosova.

Sipas tij vetëm një nga projektet e marrëveshjes së Washingtonit e cila shërben për normalizimin ekonomik mes Prishtinës e Beogradit zyrtar, do të kushtojë miliona dollarë.

”Një burim i cili është pjesë e delegacionit amerikan, na ka treguar se sa i përket linjës rrugore, dhe lidhjeve tjera mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin ekonomik, e tëra do të kushtojë më shumë se 237 milionë dollarë”.