Vetëm në Krujë zbulohen 41 vende ku kultivohej kanabisi NULL NULL 16.05.2020 22:48 16.05.2020 22:48 Kryeministri Rama ka paralajmëruar miratimin brenda sesionit të nismës që po konsultohet prej afro një viti, me të cilin synohet legalizimi i mbjelljes së kanabisit për qëllime mjekësore. Kjo sipas tij vjen pas disa vitesh me situatë nën kontroll. Por policia ka dalë në terren dhe po konfirmon edhe konstatimin e kryeprokurorit të përgjithshëm se që prej 2019-es kultivimi i kanabisit po rritet. Policia e Krujës, ajo e Durrësit dhe FNSH nga Tirana kanë zhvilluar kontrolle për zbulimin dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në zonat e Krujës. Si rezultat i kontrolleve me dron, në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh, u evidentuan dhe u shkatërruan 59 lera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu, policia bën të ditur se po nga monitorimi me dronë dhe kontrolli me këmbë i territorit u evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike./A2/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendëskryeministri i Malit të Zi: Për ne Kosova është e pavarur, partner dhe fqinj i besueshëm 4 minuta më parë
Lajme Sela e pranon ofertën Ahmetit për koalicionin me Frontin Evropian në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut 6 minuta më parë
Kosova Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Armend Mujës: "A po ju vjen marre që e pranuat Zajednicën?" (VIDEO) 6 minuta më parë