“Vetëm Flori ma zgjati dorën”, artisti reagon pas deklaratave të Stresit (VIDEO) NULL NULL 15.03.2023 23:17 15.03.2023 23:17 Në rrëfimin e tij të jetës në Big Brother VIP Kosova Stresi i ka dhënë merita të jashtëzakonshme Florit për impaktin që ai kishte jo vetëm në jetën personale, por edhe atë profesionale. I përlotur gjatë rrëfimit të tij në BBVK, Stresi tha se Flori ishte i vetmi që ia zgjati dorën në momentet më të vështira në jetën e tij. Pas kësaj, Flori ka reaguar me një postim në llogarinë e tij në Instagram duke treguar edhe një herë mbështetjen e tij për rep artistin. Kjo nuk është hera e parë që Stresi përmend Florin dhe e falënderon publikisht. Në fillimet e tij të aventurës brenda shtëpisë së Big Brother, një bisedë me Alisën ai u shpreh se çelësi i suksesit të tij është Flori Mumajesi. “Isha në rrugë duke bërë muzikë të keqe dhe ai më mori nga rruga dhe më tha se kështu bëhet muzika’, u shpreh Stresi asokohe.
Ndërkombëtar Me pamjen si një ‘barbie’, Bebe Rexha parakalon në tapetin e kuq në Grammy (FOTO) 2 months