Vetaksident në Kaçanik – vdes një person NULL NULL 14.05.2023 09:47 14.05.2023 09:47 Të shtunën ka ndodhur një vetaksident në Kaçanik, ku si pasojë, një person ka humbur jetën. Sipas raportit 24-orësh të policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, njofton Klan Kosova. “Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes ndaj kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe është përplasur në anësoret e rrugës. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një mashkull kosovar – pasagjer në veturë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS klankosova.tv
Kosova Peleshi: Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë 17/04/2023