Vështrim i rrallë në Akropol (VIDEO)

Vështrim i rrallë në Akropol (VIDEO)

NULL NULL
2 weeks më parë

Autoritetet e Akropolit kanë përdorur pauzën në turizëm gjatë pandemisë për të rinovuar vendin antik.

Por një nga të ashtuquajturat përmirësime po shkakton polemikë me akuza se nuk po respektohet estetika e monumentit.

Parthenoni – një simbol i demokracisë antike dhe monumenti më ikonik i Greqisë.

Por mes pandemisë, turistët kanë qenë në mungesë, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Kështu që autoritetet e Akropolit e kanë përdorur këtë periudhë të qetë për të kryer rinovime në vend.

Punimet kanë filluar që nga shtimi i shtrimit të çimentos, në rindërtimin e ardhshëm të një shkalle mermeri romak në anën perëndimore të Akropolit.