Vështirësitë e këmbësorëve nëpër rrugët e Prishtinës (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vështirësitë e këmbësorëve nëpër rrugët e Prishtinës (VIDEO)

NULL NULL
26/05/2015

Rrugët e Prishtinës janë zënë me vetura, e trotuaret me kafiteri.

Në kësi gjendje është edhe rruga “Agim Ramdani”, afër Fakultetit Teknik në Prishtinë, ku qytetarët nuk po ndihen të sigurt, transmeton Klan Kosova.

Banorët e këtushëm po kërkojnë marrjen e masave nga Komuna që t’u krijohet hapësirë këmbësorëve.

Zëdhënësja e Komunës Miranda Mullafazliu, tha për Klan Kosova se inspektorët e komunës janë duke vlerësuar gjendjen në terren dhe posa të bëhet raporti do fillohet me një aksion i cili do të lirojë hapësirat e uzurpuara.

Kronikë nga Iliri Pireva.