Veshjet adekuate për ditët e ngrohta NULL NULL 03.06.2015 14:29 03.06.2015 14:29 Qershori, Korriku dhe Gushti, janë muaj problematikë. Sidomos kur ju duhet të dilni për tu shkuar në punë dhe të ecni nëpër rrugët e nxehta të qytetit. Rrobat e gjera Sa më të çelëta ngjyrat dhe sa më të gjera rrobat, aq më rehat dhe e freskët do të ndiheni. Të brendshmet Edhe të brendshmet në ditët e verës, kanë shumë rëndësi. Mundohuni që të mbani veshur të brendshme prej pambuku dhe t’i shmangni ato me dantellë. Rrobat e hapura Ndonëse të japin përshtypjen se ashtu do t’ia hedhësh nxehtësisë kjo është e gabuar. Sa më shumë lëkurë që të ekspozoni aq më vapë do të keni. Vishni bluza prej pambuku apo pëlhure, me ngjyra të hapura që ju rrinë të gjera. Në këtë mënyrë do t’i bëni nderë lëkurës tuaj, e cila edhe po u djersit nga temperaturat e larta, do të ketë ku të mbështetet. Çantat Çantat kanë shumë rëndësi. Nëse mbani çantë shpine në një ditë vere, do ta keni shumë të vështirë që të ndiheni rehat dhe e freskët. Gjatë verës praktikojeni që vetëm gjërat e nevojshme t’i keni me vete gjatë gjithë kohës. Sandalet Ndonëse të dizajnuara për ditët e nxehta të verës, sandalet nuk janë edhe aq të përshtatshme. Ato ua djersijnë këmbët dhe ua mbajnë të ndotura. Më e mira do të ishte të mbathnit atlete me çorape pambuku, të këndshme për lëkurën. Bizhuteritë Mundohuni që të mbani sa më pak bizhuteri në ditët e verës. Nëse ju pëlqejnë shumë, bartini në mbrëmje, sepse gjatë ditës me gjithë atë diell mbi kokë, do ta keni të vështirë t’i duroni edhe ato. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët: Nëse bisedat në çift po bëhen negative, është koha t'i jepni fund lidhjes tuaj 19 orë më parë