Veseli vlerëson përkrahjen e Amerikës NULL NULL 07/05/2015 07/05/2015 Kryekuvendari, Kadri Veseli gjatë një takimi që pati të enjtjen me sh-kongresmenin amerikan,njëherit anëtar i Shtëpisë së Demokracisë. Earl Pomeroy e vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën. Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ish-kongresmenin amerikan,njëherit anëtar i Shtëpisë së Demokracisë. Earl Pomeroy, me bashkëpunëtorë. Veseli vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën në të gjitha proceset, ndërsa përkrahjen për Kuvendin e saj e konsideroi të një rëndësie të veçantë. Kreu i legjislativit tha se nëpërmjet kësaj mbështetjeje, Kuvendi ka arritur të ndërtojë dhe avancojë kapacitetet e tij në shumë aspekte, si në hulumtime parlamentare dhe reformim të procesit ligjvënës, ashtu edhe në forcimin e mekanizmave mbikëqyrës parlamentar dhe rritjen e transparencës.
Kino dhe Teatër John Travolta i thotë lamtumirë 'më të dashurës' së tij Olivia Newton-John: "Të dua" 09/08/2022