Veseli uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve NULL NULL 08.04.2020 18:42 08.04.2020 18:42 Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka vizituar Fushë Kosovën, i cili tha se atje u takua me Fehmi Gashin i cili është përfaqësues i komunitetit rom. “Gjatë vizitës në Fushë Kosovë takova edhe Fehmi Gashin i cili është përfaqësues i komunitetit rom. Po ashtu komunikova në telefon edhe me Albert Kinollin, kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës. Së bashku folëm për problemet sfidat dhe nevojat që ka ky komunitet”. “Sot është Dita Ndërkombëtare e Romëve prandaj uroj të gjithë pjesëtarët e komunitetit rom në Kosovë për këtë ditë të shënuar për ta. Kosova është një vend demokratik që garanton standardet më të larta të të drejtave të njeriut e pluralizmit”. “Komuniteti rom është pjesë e rëndësishme e pasurisë së diversitetit tonë, që meriton mirēnjohje për rolin konstruktiv në shtetndërtimin dhe përparimin e Kosovës. Gjithashtu mendoj që ky komunitet meriton një përkrahje dhe vëmendje më të madhe prej shtetit”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë