Veseli udhëton për në Shqipëri - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veseli udhëton për në Shqipëri

NULL NULL
22/05/2015
Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Shqipëri, ku do të marrë pjesë në Seancën e Dytë Plenare të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, e cila ka filluar punimet sot.

Sot mbahen mbledhjet teknike të tre komisioneve parlamentare të SEEEP-së, të Komisionit të Përhershëm dhe të Grupit të Punës, ndërkaq të shtunën, zhvillon punimet mbledhja e Asamblesë Parlamentare.

Pos pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë, Veseli do të ketë takime bilaterale me kryetarë të parlamenteve pjesëmarrëse, si dhe me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta.