19:45, 11 Shtator 2019

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka qenë sot për vizitë në Drenicë.

Veseli përmes facebook ka bërë të ditur se ka takuar veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa përmendi edhe pastrimin listave të kësaj kategorie, njofton Klan Kosova.

”Në Drenicën heroike, me disa bashkëluftëtarë të mi, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës, si subjekt politik i dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do ta përfundojë atë që tashmë unë e kam nisur, pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së.

Nuk e lejojmë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lavdia e luftës së trimave tanë do të mbetet e pacenueshme, sepse njëherë e përgjithmonë do ia heqim turpin që padrejtësisht e ka njollosur për shkak të aventurave politike me veteranë të rremë”.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë