Veseli: S’ka shembull më të fuqishëm në historinë shqiptare se Skënderbeu - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veseli: S’ka shembull më të fuqishëm në historinë shqiptare se Skënderbeu

NULL NULL
17/01/2020

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nuk ka shembull më të fuqishëm në historinë shqiptare se në figurën dhe shembullin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Ai ka thënë se këtë ndjesi e gjejmë gjatë gjithë historisë shqiptare kur u desh t’i dilet zot popullit dhe tokës, njofton Klan Kosova.

“Ky shembull trimërie dhe kjo trashëgimi që na e la Kastrioti ka frymëzuar shumë të tjerë sa herë që populli ynë ishte në gjendje rreziku. E gjejmë në figurën dhe flijimin e Adem Demaçit, në flijimin e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, dhe si një kurorëzim rreth idesë së popullit e tokës e gjejmë në shembullin historik të UÇK-së”.

“Ishte kjo ndjesi që sot krijoi kushte lirie, perspektivë dhe vizion. Një shoqëri e krijuar mbi këtë fondament me siguri që ka të ardhme”.

klankosova.tv