Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veseli: S’ka Samit të Parisit nëse nuk bashkohemi – atje nuk shkoj të flas për taksën

NULL NULL
19.06.2019 22:26

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se në tavolinën e bisedimeve me Serbinë, nuk do të pranonte asnjëherë që të flitej për Mitrovicën apo ndonjë pjesë të territorit të vendit.

Ai ka pohuar se pozitë dhe opozitë duhet të bashkohen në tema të tilla. Kryetari i partisë më të madhe në Qeveri, ka theksuar se Samiti i Parisit që është planifikuar të mbahet më 1 korrik mund të dështojë në spektri politik kosovar s’i bashkon forcat.

“S’ka samit të Parisit pa qenë bashkë. Berlinin dhe Parisin duhet t’i mbajmë afër. Unë nuk shkojë në Paris që të flas për taksën. Çka është për mua taksa para ulëses për OKB. Kosova duhet ta kryej këtë proces dhe ta mbajë SHBA-në afër. Sa për taksë nuk shkoj. Për Kosovën shkoj kurdo”, ka theksuar Veseli, njofton Klan Kosova.

“Nga dëshira kurrë s’do të takohesha me Vuçiqin. Nuk më ka mbet dashuri me Serbinë. Në Beograd kurrë s’kam qenë”.

“S’e kam skuqur vetën kurrë. Qytetarët e mi le ta dinë se nuk ka që më luan nga qëndrimet as të brendshme as të jashtme. Fëmijët e mua dua t’i rris këtu. Nuk dua që ata të përjetojnë atë që kam përjetuar unë”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se taksa ndaj produkteve serbe nuk është problemi më i me të cilin përballet vendi.

“Me rëndësi është ulësja në OKB. Qe një vit kam dorëzuar dokument me shkrim dhe kam thirr opozitën. Nuk shkohet në Paris që ndaras të flasë pozita, ndaras opozita. Është pozitiv involvimi i Francës dhe BE-së por jo për çështjen e taksës, por për OKB. Jo të na reduktojnë në çështjen e taksës”.

Kurse për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, Veseli ka pohuar se nuk është opsion kur Kosova ka sfida para vetes.

“Do të ishte më mirë që të përgatitemi dhe të dalim nga këto sfida dhe pastaj të uleshim pozitë dhe opozitë”.

“Nuk e di se a është opozita për zgjedhje në rend të parë apo e ka vetëm për ta proklamuar. Nuk po shoh seriozisht as për mocionin, ose argument tjetër racional për zgjedhje të parakohshme.
Nuk do të thoja që kjo Qeveri nuk është duke bërë asgjë, ndoshta mund të bënte më shumë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.