Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veseli s’flet për votat e demarkacionit, Hoti përshëndet vendimin për seancën

NULL NULL
15.03.2018 17:52

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ende nuk ka bërë të ditur nëse janë siguruar të gjitha votat e mundshme të cilat do të mundësonin përfundimisht ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Seanca e radhës për Demarkacionin, e cila pritet dhe t’i jap fund kësaj teme e cila tash e disa vjet është çështje kryesore e cila raportohet se po mban peng qytetarët e Kosovës duke mbetur të izoluar sa i përket liberalizimit të vizave, pritet të mbahet të martën në ora 16.00, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka përshëndetur po këtë vendim të kryesisë që seanca e Demarkacionit të mbahet të martën e javë së ardhshme, pasi sipas tij kësaj çështje po i vie fundi.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.