Veseli: Populli i Sirisë e meriton të jetojë në paqe NULL NULL 14.04.2018 12:33 14.04.2018 12:33 Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se populli sirianë duhet të jetojë në paqe, duke mbështetur kështu sulmin kundër regjimit të Assadit, njofton Klan Kosova. “Kosova dhe populli i saj e mbështetë fuqishëm nismën ushtarake të Shteteve të Bashkuara në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, kundër regjimit diktatorial të Assadit”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook. “Imazhet e fundit të përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve kanë qenë tronditëse për gjithë botën e civilizuar. Populli i Sirisë meriton të jetojë në paqe. Kjo ndërhyrje duhet të jetë fillimi i një ndërhyje ushtarake që përfundon me paqe për popullin e Sirisë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.