22:35, 28 Janar 2020

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime pas vrasjes së policit Sami Thaçi gjatë një aksioni në Zhur të Prizrenit.

“Me shqetësim të madh mora nga mediat lajmin e shpërthimit të një eksplozivi në Zhur të Prizrenit dhe të humbjes së jetës në krye tē detyrës të policit Sami Thaçi. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjarët e tij dhe bëj thirrje që organet e rendit dhe drejtësisë të angazhohen sa më shpejt për të vënë sa më parë shkaktarēt para përgjegjësisë ligjore për të marrë dënimin e rëndë të merituar”, ka thënë Veseli përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Askush nuk guxon që të preki djemtë tanë në uniformë e kushdo që guxon ti sulmojë sikurse sot, ka për të marrë përgjigjen e fuqishme e të pakompromistë të ligjit! Nuk do gjejnë dot vend ku të fshihen! Lutem ndërkaq që policët e tjerë të lënduar të shërohen sa më shpejt e të kthehen sa më parë pranē familjeve të tyre”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë