Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veseli para të rinjve në Gërmi: Ju besoj, po bëni punë të mrekullueshme për vendin

NULL NULL
22.09.2019 22:47

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sonte në mbrëmje ka mbajtur një tubim me qindra të rinj në Gërmi.

Si kandidat i PDK-së për kryeministër, Veseli ka thënë se është i rrethuar nga të rinj premtues, ndaj dhe iu beson atyre, sepse po bëjnë punë të mrekullueshme për Kosovën, njofton Klan Kosova.

”Sa herë që u japim mundësi të rinjve, ata çdoherë bëjnë punë të mrekullueshme për vendin. Unë jam i rrethuar nga të rinj premtues, iu besoj atyre, sepse po bëjnë punë të shkëlqyeshme. Partia Demokratike e Kosovës është e mbushur me plot të rinj energjikë, që unë do t’i promovoj në qeverisjen time”, ka shkruar Veseli.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.