Veseli: Nuk përzihemi në çështjet e brendshme të Maqedonisë NULL NULL 22.04.2015 14:44 22.04.2015 14:44 Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e ka komentuar incidentin e një dite më parë në Maqedoni duke thënë se nuk do që Kosova të përzihet në çështjet e brendshme të këtij shteti. Sipas tij, Kosova duhet të ruajë miqësinë me fqinjët e saj, siç është Maqedonia. Këto deklarata, Veseli i bëri gjatë një aktiviteti për Ditën e tokës. Ndërsa, sa i përket krijimit të Gjykatës Speciale ai ka thënë se nuk ka ndonjë datë të saktë kur do të themelohet ajo, por që sipas tij, Kosova duhet të ketë një konsensus politik dhe ta ruajë partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 2 months