Veseli në veri, fton shqiptarët të dalin masovikisht në zgjedhjet e së dielës NULL NULL 15.05.2019 21:28 15.05.2019 21:28 Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, qëndroi sot në komunat e veriut ku ka vijuar me fushatën zgjedhore duke i ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje për të rikonfirmuar praninë e tyre, siç tha ai, në shtëpitë dhe pronat e veta. Veseli së bashku me kandidaten për kreun e Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Çaushin, kanë vizituar “Lagjen e Boshnjakëve” ku kanë takuar qytetarë dhe familjarë të kësaj pjese të Mitrovicës. Po ashtu, Veseli dhe Çaushi kanë vizituar bizneset e kësaj lagjeje duke u zotuar se do të kenë përkrahje nga institucionet qendrore për krijimin e kushteve për jetë në këtë lagje duke rindërtuar shtëpi dhe duke ripërtëritur jetën në pronat e veta si dhe investime tjera në infrastrukturë duke e përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve. “Do t’i qëndrojmë pranë qytetarëve për të vijuar ata jetën e tyre, në pronat e tyre, në pajtim me mundësitë e veta dhe përkrahjen institucionale, duke mos i lënë vetëm. Prandaj i ftoj të gjithë shqiptarët që të dielën masovikisht të dalin në zgjedhje dhe të konfirmojnë me këtë rast numrin e madh të tyre në pronat e veta”, ka deklaruar Veseli. Ai gjatë kësaj fushate së bashku me Hysen Mehmetin, kandidat për Zubin Potok, ka qëndruar në fshatin Çabër me ç’rast ka takuar qytetarët e kësaj ane duke potencuar se në bashkëpunim me nivelin qendror do të ketë perspektivë për të gjithë qytetarët e kësaj pjese të Republikës së Kosovës për të jetuar dhe punuar në pronat dhe vendbanimet e veta. Veseli bëri sërish ftesë për qytetarët që të dalin në zgjedhje në mënyrë masive. “Vetëm kështu mund të rikonfirmojmë praninë tonë, qytetarët të dëshmojnë se janë aty në fshatrat dhe vendbanimet e veta, ashtu siç ishin dje janë edhe sot, si pjesë e pandashme, do të mbesin përgjithmonë aty, me perspektivë në shtetin e vet”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë