Veseli në 21 vjetorin e rënies së Çekajt: Heronjtë do t’i kujtojmë duke fuqizuar Kosovën NULL NULL 19/04/2020 19/04/2020 Kreu i PDK-së Kadri Veseli, ka kujtuar sot luftëtarin hero Sali Çekaj, në 21 vjetorin e rënies së tij. Ai përmes një shkrimi në Facebook tha se Çekaj ra heroikisht në altarin e lirisë, në luftën frontale, Kosharen e lavdisë, përballë armikut për çlirimin e vendit. “Heroi Sali Çekaj, pas angazhimit si intelektual, vijoi luftën me tërë qenien e vet, duke u bërë luftëtar dhe dëshmitar i rrënimit të kufirit dhe kontribues i unitetit për çlirim”. Veseli theksoi do t’i kujtojnë përjetësisht heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë, duke ndërtuar, nderuar dhe fuqizuar Republikën e Kosovës.
Kosova Seferi: Telefonata e Chollet bërë Vuçiqit, shtytje për marrëveshje pa thellim të krizës (VIDEO) 3 minuta më parë
Basketboll Michael Jordan për Nike, nga tre milionë në katër vjet, në tre milionë çdo pesë orë 1 orë më parë