Veseli merr pjesë në manifestimin fetar të përvitshëm kushtuar “Zojës së Madhe” NULL NULL 15/08/2019 15/08/2019 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka vizituar besimtarët katolikë në Letnicë të Vitisë, me rastin e manifestimit tradicional fetar të përvitshëm kushtuar “Zojës së Madhe”. Ai tha se ky është një vend i bukur që ia vlen të vizitohet, transmeton Klan Kosova. “Mijëra besimtarë nga vise të ndryshme të Kosovës dhe vende tjera, janë mbledhur në këtë festë të bukur të mbushur me shpresë, të frymëzuar nga motivet e larta shpirtërore për të demonstruar adhurim ndaj Zotit”. “Unë i uroj të gjithë bashkombasit katolikë pēr këtë festë të rëndësishme e cila festohet edhe në Shkodër, Lezhë, Ulqin e Tivar”, shkruan Veseli në Facebook.
Kosova Publikohet raporti i Dialogut Kombëtar për Rini, Kurti: Rinia tek ne është e veçantë 12 minuta më parë
Kosova Clewlow: Pajtohem me Osmanin e Kurtin rreth paralajmërimeve për luftë (VIDEO) 13 minuta më parë