Veseli me bashkëshorten sot vizitoi këtë familje për Kurban Bajram NULL NULL 11.08.2019 12:50 11.08.2019 12:50 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me gruan e tij Violetën vizitën e parë për këtë Kurabn Bajram e patën në Prizren, tek familja e heroit Agim Shala dhe dëshmorëve Avdi, Nuredin e Besim Shala. Veseli tha se me përulje iu ka shpreh respektin dhe mirënjohjen që ka Kosova për veprën e të dashurve të tyre. “Boshllëkun e lënë pas në zemrat e kësaj familje, prej rënies së tyre në betejën e Jeshkovës, nuk ka kush e plotëson”. “Mirëpo shpresoj që dhimbjen e madhe ta lehtësojë sadopak kujtimi i tyre dhe krenaria për një flijim kaq të kushtueshëm, që kjo familje ka bërë mbi altarin e lirisë”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 minuta më parë