Veseli: LVV dërgoi mësit për tu bërë bashkë në pushtet NULL NULL 04.06.2020 22:00 04.06.2020 22:00 Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se LVV i ka kërkuar të kenë bashkë një koalicion qeverisës. “Kam thënë publikisht se nuk ka nevojë të më dërgojnë mësit të themi në gjuhën popullore, por unë nuk futem në atë pazar. “Ka pasur iniciativa nga LVV të bashkëpunojmë, ka pasur kërkesë për të qenë bashkë në pushtet”. “Por unë kam një qëndrim që është shumë i qartë për mua për Kosovën të cilës i duhet një ndryshim rrënjësor në mënyrat e të bërit politik për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe në menaxhimin e sfidave me Serbinë”. “Këto janë dy momentet që Kosova duhet të udhëhiqet shpejt dhe fuqishëm, këtu do të jem i pa kompromis. Me secilin në PDK jam i kënaqur me reformat në parti me pritshmëritë e qytetarëve”. I pyetur se a do të bënte koalicion me LVV-në, Veseli deklaroi se nuk ka vija të kuqe me askënd. “Është e vërtetë që kemi bërë gabime, nuk kam pritur që LVV bën gabime nuk është dashtë të marrin errnekun tonë. LVV në aspektin ndërkombëtar e ka fundos Kosovën nuk mundet të ketë investitor, stabilitet dhe partneritet ndërkombëtar pas kësaj”. “Unë nuk kam vija të kuqe me askënd, por pushtetin nuk do ta ndajë me askënd pa e parë se ka një koncept nacional në luftën kundër korrupsionit, dhe se shanë askënd dhe i shkon deri në fund fjalës së dhënë”, ka thënë ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë