Veseli: Lavdi dëshmorëve të Koshares dhe gjithë dëshmorëve të lirisë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veseli: Lavdi dëshmorëve të Koshares dhe gjithë dëshmorëve të lirisë

NULL NULL
09/04/2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar Betejën e Koshares.

“Sot nderojmë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të “Brigadës 138 Agim Ramadani”. 19 vjet më parë, nga Kosharja e deri në malet e Shalës, nga Maja e Pashtrikut e deri në Bjeshkët e Kaçanikut, UÇK luftonte me vendosmëri përballë makinerisë gjenocidale të Serbisë”, ka thënë Veseli, njofton Klan Kosova.

“Në ato ditë të lavdishme, “Brigada 138 Agim Ramadani” kishte përpara një detyrë të veçantë historike: shembjen e kufirit të dhunshëm, që për gati një shekull e ndau në dysh kombin tonë”.

“Për dy muaj rresht, betejë pas beteje, nga të gjitha trevat shqiptare, ranë qindra luftëtarë të lirisë. Qindra të tjerë morën plagë, e shumë humbën gjymtyrët e trupit. Por, ëndrrën e Kosovës e bënë realitet. Lavdi dëshmorëve të Koshares dhe gjithë dëshmorëve të lirisë”./Klan Kosova/