Veseli krenar me Sigal Prishtinën NULL NULL 05.05.2015 17:06 05.05.2015 17:06 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim skuadrën e basketbollit “Sigal Prishtina”, e cila ditë më parë u shpall kampione e Ligës ballkanike në basketboll. Drejtuesve të ekipit dhe lojtarëve, kryetari Veseli u shprehu respektin për punën dhe rezultatin e jashtëzakonshëm të arritur në këtë garë të rëndësishme sportive. “Titulli i kampionit të ‘Sigal Prishtinës’ na ka bërë të gjithëve krenarë. Ky trofe, i pari i këtij lloji për ekipe, është me vlerë edhe për analet e historisë së sportit të shtetit tonë”, theksoi kryetari Veseli. Duke i sjellë Kosovës tituj të tillë, kryetari Veseli, tha se asaj i bëhet një shërbim i madh në përpjekjet për ndërkombëtarizimin e sportit dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar në përgjithësi. Kreu i Kuvendit tha se rinia e Kosovës duhet të ketë mundësinë për t’u dëshmuar edhe në sport. Kjo mundësi, shtoi ai, duhet të krijohet jo vetëm me investime në palestra e terrene sportive, por edhe në sportin shkollor duke përkrahur talentet, duke promovuar shpirtin e garës dhe jetën e shëndetshme të rinisë së vendit tonë.
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months