Veseli dhe bashkëshortja ndjekin shfaqjen e Baletit Kombëtar të Kosovës për 20 vjetorin e çlirimit NULL NULL 12.06.2019 23:39 12.06.2019 23:39 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me bashkëshorten e tij Violetën ka ndjekur shfaqjen e Baletit Kombëtar të Kosovës të përgatitur për 20 vjetorin e çlirimit. Veseli në një postim në Facebook ka thënë se balerinët me këtë shfaqje kanë përshkruar artistikisht luftën heroike të popullit tonë për liri dhe ndihmën e NATO-s. “Këtë ditë festimesh të përvjetorit të 20-të të Çlirimit e kurorëzuam duke ndjekur shfaqjen e bukur të Baletit Kombëtar të Kosovës, të përgatitur enkas për këtë jubile. Me shumë energji dhe mjeshtëri, balerinët tanë fluturues përshkruan artistikisht luftën heroike të popullit tonë për liri dhe ndihmën e dhënë nga NATO-ja”. “Të rinj të talentuar si këta kërcimtarë, e shumë të rinj të tjerë kosovarë që korrin sukses në çdo fushë të jetës, janë dëshmia më e mirë e potencialit të jashtëzakonshëm zhvillimor që ka vendi ynë”, ka shkruar Veseli në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 17 minuta më parë