Verstappen triumfon edhe në pistën e Austrisë NULL NULL 02.07.2023 16:52 02.07.2023 16:52 Piloti i Red Bullit në Formula 1, Max Verstappen, e ka dominuar edhe pistën e Austrisë. Verstappen në pasditen e së dielës triumfoi në Grand Prixin që u mbajt në këtë vend, duke e regjistruar fitoren e shtatë të sezonit – dhe të pestën me radhë. Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc përfundoi në vendin e dytë me një distancë të largët. Ndërsa vendin e tretë në podium e zuri Sergio Perez. Nga renditja për vitin 2023, kampioni aktual renditet në vendin e parë më 229 pikë, Perezi në vendin e dytë me 148 dhe në pozitën e tretë radhitet Fernando Alonso, me 129 pikë. /Klankosova.tv.