Vërshimet jo halli i vetëm i komuniteteve, përballen edhe me plaçkitje (VIDEO) NULL NULL nga Kiks Kosova 24.01.2023 22:59 nga Kiks Kosova 24.01.2023 22:59 Me metodat e tyre u munduan ta parandalonin egërsinë e Ibrit, por përpjekjet tyre rezultuan të kota. Dhjetëra shtëpitë në lagjen e komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian në Mitrovicë, të ndërtuara skaj lumit Ibër, u vërshuan nga të katër anët, nga ujërat që u grumbulluan si pasojë e reshjeve të mëdha e të ashpra atmosferike. Kushtet e banimit në shtëpitë e tyre ishin të vështira edhe para përmbytjeve, por megjithatë ishin të banueshme. Tani shumica e këtyre banorëve kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Dhe për ta është tejet e vështirë të mendoj se çka do të sjellë e nesërmja, edhe këto shtëpi që kishin, ishin ndërtuar nga donacione dhe organizata të ndryshme. Pavarësisht hallit të madh që kanë, për KIKS-in, ata treguan mirënjohje për komunën e Mitrovicës, e cila atë ditë u doli në ndihmë, duke iu ofruar evakuim nga shtëpitë e tyre, tashmë të pabanueshme, dhe duke i vendosur nëpër hotele që vuri në dispozicion komuna, për këtë emergjencë natyrore. Por vërshimet nuk ishin problemi i vetëm në këto ditë të vështira për ta. Shumë nga ta kanë rrëfyer për KIKS-in se u përballën edhe me vjedhjet. Madje pati nga ata që pikërisht për këtë fakt nuk pranuan të largoheshin nga shtëpitë e tyre sepse frikësoheshin se orenditë do t’u vidheshin. E në bashkëpunim me komunën, edhe përfaqësues të këtyre komuniteteve po kujdeseshin për strehimin e banorëve dhe shpërndarjen e ndihmave materiale.