Vërshimet, Hoti: AME së bashku me FSK të gatshme për intervenime

Vërshimet, Hoti: AME së bashku me FSK të gatshme për intervenime

NULL NULL
5 muaj më parë

Pas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës e në vend pritet të këtë vërshime, kryeministri, Avdullah Hoti, ka njoftuar se Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat, transmeton Klan Kosova.

“Sipas Institutit Hidrometeorologjik, mund të priten vërshime nga të reshurat e shumta. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat. Sapo i njoftuam Kryetarët e Komunave se dy ministrat, Veliu dhe Quni, janë angazhuar tanimë”, ka shkruar Hoti në Facebook.