Verratti dëshiron të largohet nga PSG - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Verratti dëshiron të largohet nga PSG

NULL NULL
nga Andi Shabani 18.05.2023 17:31

Aventura 11 vjeçare e Marco Verrattit te PSG mund të marr fund.

Mesfushori italian ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Parisi pasi ai nuk është më i dëshiruar nga tifozët e klubit.

Së bashku me Messin, Verrati ka qenë një nga futbollistët më të fishkëllyer nga mbështetësin e PSG.

Mediet franceze madje shkojnë më lart duke e zbuluar edhe destinacionin e preferuar të 30 vjeçarit.

Dëshira e Veratti është Real Madridi.

Reprezentuesi italian ka kontratë valide me PSG deri në verën e vitit 2026.