Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Vera e Kuqe” e Barcelonës shpërthen me tre gola ndaj Alaves

NULL NULL
06.10.2024 18:19

Robert Lewandowski nuk e ndjen aspak peshën e moshës. Sikur vera e kuqe, sa më i vjetër që bëhet, aq më i mirë po shndërrohet në shënimin e golave.

Polaku realizoi “hat-trick” në fitoren 0-3 të Barcelonës, si mysafire e Alavesit, njofton Klankosova.tv.

Të tri realizimet 9-shi i “Blaugranas” i arriti për 25 minuta.

Pa kaluar as 420 sekonda të plota, e zhbllokoi takimin. 13 minuta më vonë e dyfishoi epërsinë, kurse në të 32-tën e kompletoi treshen fantastike të goleadës së tij dhe skuadrës, raporton Klankosova.tv.

Pas kësaj fitore, Barcelona vazhdon të kryesojë e vetme në La Liga, me 24 pikë, e ndjekur nga Real Madridi që ka 21 sosh.

lajme të ngjashme