Veprat e kompozitorëve kosovarë, premierë në Londër NULL NULL 28.05.2020 11:12 28.05.2020 11:12 Vepra “Trio” e Kreshnik Aliçkaj dhe “Optio” e Memli Kelmendit, do të jenë veprat që do të interpretohen Premierë Botërore nga Ëillingdon House Music Londër. 24 kompozitorë nga mbarë bota u janë përgjigjur thirrjes së aplikimit ËHM (RE) Inventions, Neë music, për shkak të numrit të madh të veprave selektive, koncerti do të mbahet në dy ditë. Koncerti i parë, “Optio” e Memli Kelmendit do të interpretohet të premten më 29 maj në orën 19:30 ndërsa koncerti i dytë, vepra “Trio” e Kreshnik Aliçkaj do të interpretohet të premten më 5 qershor në ora 16 :30. Bëhet e ditur se për shkak të pandemisë globale të koronavirusit koncertet do të transmetohen drejtëpërdrejt në livestream http://www.facebook.com/willingdonhousemusic Ëillingdon House Music është ansambël professional në përbërje nga; Flavia Hirte, Nicola Barbagli, Ellen Bundy and Max Mausen, të cilët njihen për interpretimin e veprave që nga periudha e barokut (intstrumente të barokut) deri tek muzika bashkëkohore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024