Vepra artistike e gazetarit të Klan Kosovës, pasuron fondin publik të artit në Kosovë NULL NULL 19.08.2022 16:37 19.08.2022 16:37 Vepra artistike e gazetarit të Klan Kosovës, Hekuran Sokoli, është përzgjedhur në mesin e përfituesve nga thirrja e Ministrisë së Kulturës për blerjen e veprave të artit. ”Ekuilibri i Papërsosur” (The Imperfect Balance), është vepra artistike të cilën, Sokoli e punoi në maj të këtij viti. ”Në këtë vepër jam munduar ta paraqes ekuilibrin e papërsosur të jetës me forma gjeometrike – ato duket sikur nuk po përputhen në mënyrë të përsosur njëra me tjetrën, mirëpo ekziston një harmoni në mes tyre dhe qëndrojnë mirë si kompozicion”, ishte shprehur Sokoli përmes Facebook-ut. Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, fondi publik i artit në Kosovë, po pasurohet me 80 vepra të reja nga artistët vendas. Këto vepra të prezantuara nga artistët u blenë në vlerë prej 300,000 euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Për t’i parë edhe veprat tjera të artistit Hekuran Sokoli, klikoni KËTU. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.