Vepra artistike 785.000 dollarëshe dëmtohet për shkak të selfie NULL NULL 01/03/2017 01/03/2017 Një vizitor i ekspozitës “Infinity Mirrors” në Washington e ka humbur drejtpeshimin duke bërë selfie dhe ka rënë mbi një kungull, duke e shkatërruar atë. Kjo ndodhi në ekspozitën e artistes Yayoi Kusama, “All the Eternal Love I Have for the Pumpkin” (E gjithë dashuria e përjetshme që kam për kungullin”). Një skulpturë e ngjashme është shitur për afro 800.000 dollarë në muajin gusht të 2015, njofton Klan Kosova. Alison Peck, zëdhënëse e Muzeut Hirshhorn, tha se kungulli ishte njëra prej shumë pjesëve të një vepre më të madhe, e jo vepër e mirëfilltë. Artistja Yayoi Kusama njihet për qëndrimet e saja feministe.