19:04, 15 Prill 2019

“Nuk ka sinjal” – këtë njoftim duhet ta kenë parë të dielën të gjithë ata shikues që në Venezuelë kanë dashur të hapin programet spanjisht të kanalit televiziv të Deutsche Welles. E vërtet sinjali televiziv i DW-s u ndërpre të dielën. Nuk dihet se pse autoriteti audioviziv venezuelan, i quajtur Komiteti Kombëtar i Komunikimit, Conatel e ka ndërprerë sinjalin e Deutsche Welles. Intendanti i Deutsche Welles, Peter Limbourg u bëri thirrje autoriteteve venezuelane „me këmbëngulje që të përhapin sërish sinjalin transmentues të Deutsche Welles.”

Në të njëjtën Limbourg theksoi, se raportimi i Deutsche Welles për Venezuelën, sidomos programet e suksesshme me pikërëndesë gjendjen në këtë vend mund të shihen edhe në mediat sociale, si edhe përmes kanalit Youtube. „Ne do të bëjmë çdo gjë që të vazhdojmë të informojmë shikuesit tanë në Venezuela”, theksuan si intendanti Peter Limbourg ashtu edhe kryeredaktorja e Deutsche Welles, Ines Pohl.

Sindikata venezuelane e shtypit bëri të ditur vetëm se „me porosi të Komitetit Kombëtar të Komunikimit, Conatel u hoq sinjali i @dw_espanol” nga rrjeti kabllor. Kemi të bëjmë me një media ndërkombëtare, që në programet e sa ka informuar – në të gjitha aspektet – për krizën në Venezuela.”, shkruan Deutsche Welle përcjellë Klan Kosova.

Prej muajsh Venezuela është përfshirë nga një luftë e ashpër për pushtet mes presidentit të majtë, Nicolas Maduro dhe sfiduesit konservator, Juan Guaido. Deutsche Welle ka reaguar ndaj ashpërsimit të krizës në Venezuelë me një program special televiziv në kanalin spanjisht.

Konkurs Pune

Lexo më shumë