Vendoset një e E-Kioskë në Merdarë për nxjerrjen e dokumenteve personale nga qytetarët NULL NULL 27.08.2021 21:51 27.08.2021 21:51 Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Administratës, Bahri Selimi, kanë bërë sot përurimin e E-Kioskut në Merdarë. E-Kiosk është një pajisje digjitale, e cila u mundëson qytetarëve shërbime të shpejta dhe efikase në nxjerrjen e dokumenteve personale. “E-Kioskun e kemi vendosur afër pikës kufitare në Merdar, me qëllimin e vetëm që bashkatdhetarëve tanë, t’ju krijojmë qasje të shpejtë në nxjerrjen e dokumenteve personale”, citohet të ketë thënë Bulliqi në ceremoni. Bulliqi po ashtu tha se së shpejti do t’i vendosin edhe tri E-Kiosqe të reja, në zonat ku gravitojnë më shumë qytetarë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 36 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë