9:09, 29 Maj 2020

Garda Kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës së është vendosur në Minneapolis pas përleshjeve të dhunshme që erdhën pas vdekjes së një personi me ngjyrë të paarmatosur në arrest policor.

George Floyd, 46 vjeç  ndërroi jetë duke kërkuar ndihmë, teksa një oficer policie e shtriu në tokë dhe i bllokoi frymëmarrjen duke i vendosur gjurin në qafë.

Ishte nata e tretë që në këtë qytet protestohet.

Të mërkurën, policia hodhi gaz lotsjellës ndaj demonstruesve ndërsa bizneset ishin plaçkitur.

Ka pasur edhe protesta në Çikago, Los Angeles dhe Memfis.

Vrasja shtoi zemërimin për vrasjen e personave me ngjyrë nga ana e policëve përfshirë rastin e fundit të Breonna Taylor në Kentucky, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Guvernatori i Minesotës Tim Walz aktivizoi trupat e gardës kombëtare të shtetit të enjten me kërkesë të kryetarëve të Minneapolis dhe Shën Paulit, aty pranë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë