Vendosen pengesa në afërsi të Bërnjakut, policia i largon NULL NULL 26.03.2023 09:22 26.03.2023 09:22 Policia e kosoves Policia ka larguar disa pengesa të vendosura në një rrugë dytësore afër pikës kufitare në Bërnjak. “Është raportuar se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare Bërnjakë janë vendosur disa pengesa (drunj) si dhe në një pusetë të rrugës ishte vendosur një mjet artizanal i përbërë me gozhda që shërben për dëmtim të gomave të automjeteve. Njësit policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë larguar pengesat”, thuhet në raportin e policisë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS